POLITIKË /

Përparim Rama drejt mandatit të dytë në Prishtinë! Fillon festa në selinë e LDK-së në Prishtinë

Sipas rezultateve të para të exit poll-eve, kryeqyteti Prishtina duket se i ka besuar sërish drejtimin Përparim Ramës, i cili pritet të sigurojë mandatin e dytë si kryetar i komunës.

Shkruar nga Versus
Përparim Rama drejt mandatit të dytë në Prishtinë!
Përparim Rama

Ka përfunduar procesi i votimit për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Kosovë, që u zhvillua sot në 18 komuna të vendit.

Sipas rezultateve të para të exit poll-eve, kryeqyteti Prishtina duket se i ka besuar sërish drejtimin Përparim Ramës, i cili pritet të sigurojë mandatin e dytë si kryetar i komunës.

Rama, kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka marrë rreth 53.62% të votave, ndërsa rivali i tij nga Lëvizja Vetëvendosje, Hejrulla Çeko, ka grumbulluar 46.38%.

Pas publikimit të exit poll-eve, Rama dhe mbështetësit e tij kanë nisur festimet në selinë e LDK-së në Prishtinë.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, procesi i votimit është zhvilluar kryesisht i qetë dhe pa incidente serioze.

Janë raportuar vetëm disa vonesa të vogla në hapjen e qendrave të votimit dhe disa raste të izoluara të fotografimit të fletëvotimeve, që nuk kanë ndikuar në ecurinë e përgjithshme të ditës.

Zyrtarisht, qendrat e votimit janë mbyllur në orën 19:00, ndërsa rezultatet përfundimtare pritet të shpallen nga KQZ gjatë orëve në vijim.

Raundi i parë i zgjedhjeve, i mbajtur më 12 tetor, dërgoi në balotazh 18 komuna, përfshirë Prishtinën, Prizrenin, Gjakovën, Gjilanin, Pejën e Mitrovicën e Jugut. Mbi 1 milion e 316 mijë qytetarë kishin të drejtë vote në këtë proces.

 

Poll