
Ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar për herë të parë mbi marrjen si e pandehur nga SPAK e zv.kryeministres dhe njëkohësisht ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Ballukut. Disa ditë më parë Balluku u pezullua nga detyra me vendim të GJKKO-së.
Ambasada e SHBA-së, thotë se nuk komenton çështje në hetim, duke shtuar se pavarësia e drejtësisë është thelbësore për bashkëpunimin mes dy shteteve.
Ambasada e SHBA e ka vlerësuar vazhdimisht punën e SPAK dhe ka ndihmuar në vijimësi organet e drejtësisë së re në vendin tonë.
“Pavarësia e institucioneve të drejtësisë në Shqipëri mbetet thelbësore për bashkëpunimin e vazhdueshëm SHBA-Shqipëri në luftën kundër krimit transkufitar. Ne nuk kemi komente mbi çështjet ligjore në vazhdim”, thuhet në reagimin e ambasadës Amerikane.
