POLITIKË /

PL do të ketë grup parlamentar në Kuvendin e ri, Berisha i jep hua 3 deputet Ilir Metës

Lajmin e ka konfirmuar Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi

Shkruar nga Versus
PL do të ketë grup parlamentar në Kuvendin e ri, Berisha i jep
Sali Berisha/Ilir Meta

Më mirë një mik sesa një thesar. Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha pasi i siguroi katër mandate në listën e mbyllur do t’i huazojë dhe 3 deputetë Partisë së Lirisë për të krijuar grupin e tyre parlamentar.

Lajmin e ka konfirmuar Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi për TopChannel.

Blushi është shprehur se është rënë dakort se nëse Partia e Lirisë nuk do të kalonte pragun prej 7 deputetësh atëherë do të marrin dhe tre deputetë nga Partia Demokratike për të formuar grupin e tyre parlamentar.

''Ne kemi renë dakord që në rast se forca jonë politike nuk do kalonte pragun prej 7 deputetësh të domosdoshëm për krijimin e grupit parlamentar atëherë do marrim tre deputet nga Partia Demokratike në mënyrë që te jemi gjithashtu një zë i rëndësishëm në Kuvendin e ri. Të jeni të sigurt që zëri i zotit Meta do dëgjohet fuqishëm në Kuvendin e ri në çdo seancë dhe në çdo mbledhje të komisioneve parlamentare.”

Ndërkohë që kreu i PD-së kur u pyet se çfarë do të ndodhë me mandatet e opozitës në Parlament u shpreh se ‘në ditët që vijnë, do të mblidhen forumet dhe do të marrin vendimet përkatëse’ , Blushi deklaron se nga Partia e Lirisë nuk do të ketë bojkot apo dorëzim mandatesh.

“E vetmja rruge që duhet të ndjekë opozita është asnjë hap pas. Këtu i referohem betejës e Stalingradit. Nuk do ketë nga Partia e Lirisë bojkot apo dorëzim mandatesh sepse ky eksperiment i kryer rezultoi tradhti jo vetëm ndaj opozitës dhe vendit. Sigurisht do ketë protesta dhe sigurisht do ketë aksion të fortë politik”.

Por çfarë do të thotë pasja e një grupi parlamentar në Kuvend?

Do të thotë benefite qoftë në minutazhin e debatit në Kuvend, por edhe në zyra dhe staf të cilat do të jenë bonus politik në aksionin parlamentar të partisë së Ilir Metës, i cili do koordinojë betejën e deputetëve të tij nga burgu./Versus.al

 

 

 

Poll