POLITIKË /

Plani për ndërtimin e hekurudhës Durrës-Prishtinë, Rama: Po diskutojmë për përfshirjen e Francës

Shkruar nga Versus
Plani për ndërtimin e hekurudhës Durrës-Prishtinë,
Emanuel Macron dhe Edi Rama

Kreu i qeverisë, Edi Rama gjatë konferencës së përbashkët me presidentin francez Emanuel Macron zbuloi disa pika të diskutimit mes tyre gjatë takimit të mbajtur në kryeministri.

Ai tha se po bashkëpunohet me agjencinë franceze të zhvillimit në disa fusha të caktuara. Ndërsa dha lajmin se po shihet mundësia e përfshirjes së Francës në ndërtimin e hekurudhës Durrës-Prishtinë.

“Sot në Shqipëri shumë aktive është Agjencia Franceze e Zhvillimit që hyri në Shqipëri me nxitjen e Macronit për të ndihmuar Shqipërinë në rindërtimin pas tërmetit dhe ka bërë një punë të jashtëzakonshme në Durrës me ujësjellësin e Durrësit. Ëhtë këtu për të vazhduar të mbështesë projekte të tjera që prekin energjinë e rinovueshme dhe turizmin e qëndrueshëm. Duam ta zgjerojmë marrëdhënien edhe në administrimin e ujërave ku franca është kampione e inovacionit dhe eksperiencës dhe ka kompani të cilat operojnë në gjithë botën. Po ashtu kemi folur edhe për mbetjet, për të patur një plan të përgjithshëm që të bazohet në hapa konkretë.

Kemi folur me presidentin edhe për mundësinë e përfshirjes së Francës në ndërtimin e hekurudhës Durrës-Prishtinë. Dhe do të shohim sesi mund të realizohet përfshirja e Francës”- deklaroi Rama. Versus.al

Poll