
Në mbyllje të seancës maratonë të ditës së sotme në Kuvend, socialistët miratuan me 76 vota pro projektligjin e propozuar nga deputetja e PS në Vlorë, Zamira Sinaj.
Të pranishëm në momentin e votimit ishin 103 deputetë. Mes tyre ligjvënësi i Lëvizjes Bashkë dhe deptuetët e pranishëm të PD votuan kundër këtij projektligji të cilin e kanë cilësuar si ligj me porosi që jep portet pa garë dhe pa konsultim publik për investitorët strategjikë.
Gjthashtu me 76 vota pro u miratua edhe ligji për parandalimin e pastrimit të parave. Ndërsa propozimet e bëra nga opozita për ngritjen e komisionit hetimor lidhur me skandalin e AKSHI-t dhe punën e Autoritetit Rrugor Shqiptar, u rrëzuan nga socialistët me shumicë votash. Versus.al

