Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka vizituar sot ish-deputetin demokrat Ervin Salianji, i cili prej muajit shtator po vuan dënimin në burgun e Fierit.
I shoqëruar nga deputeti Flamur Noka, kjo është hera e parë që ish-kryeministri shkon në burg për të takuar Salianjin.
Ky i fundit u dënua me 1 vit burg me vendim të formës së prerë nën akuzën e kryerjes së veprës penale “kallëzim i rremë” për dosjen e njohur si “Babale”. Ai publikoi përgjimin ku sipas tij shfaqej vëllai i ministrit të Brendshëm asokohe Fatmir Xhafaj, duke folur për trafik droge.
Demokratët e kanë konsideruar dënim politik burgosjen e Salianjit, duke pretenduar se nuk ka pasur vepër penale të kryer prej tij. Versus.al







