POLITIKË /

'Probleme me qendrën e emigrantëve’/ Gazetari italian i përgjigjet Ramës: Raportova me besnikëri

Shkruar nga Versus
'Probleme me qendrën e emigrantëve’/ Gazetari italian i
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama

Gazetari italian Gerardo Greco ka replikuar me kryeministrin shqiptar, Edi Rama pasi ky i fundit mohoi që të ketë thënë gjatë intervistës për median italiane 'La Republica' se qendra e emigrantëve që pritet të hapet në Tale të Lezhës do të do ketë probleme në funksionimin. 

 

Në replikën e tij Greco shkruan se askush nuk ka ndërmend ta fusë kryeministrin Rama në kënetën e politikës italiane, por ai vetë pretendon se problemi do të jetë funksionimi i qendrës së Shëngjinit me procedura italiane dhe rregulla europiane. 

“Është e vërtetë, kryeministri Rama është një mysafir i mirë. U takuam në Tiranë në një takim për gati 1 orë përpara një kafeje. Padyshim që folëm për qendrat e emigrantëve në Shqipëri, por edhe për fenë dhe historinë e Shqipërisë. Në fund të dialogut tonë padyshim që pyeta Ramën nëse mund të shkruaja për këtë dhe ai u përgjigj menjëherë po. Askush nuk ka ndërmend ta fusë kryeministrin Rama në kënetën e politikës italiane, por ai vetë pretendon se problemi do të jetë funksionimi i qendrës së Shëngjinit me procedura italiane dhe rregulla europiane. Në thojza është kuptimi i bisedës sonë të këndshme që është raportuar me besnikëri në shkrim” shkruan Greco.

Për tjetërsimin e asaj çfarë ishte shkruar në gazetën La Republica pas intervistës  Rama reagoi dje përmes një postimi në rrjetin social X.

Kreu i shtetit shqiptar shkroi në postim:

Jo, as kam ndryshuar ide, as kam dhënë intervistë. Kam bërë shqiptarin që praktikon fenë e vet të lashtë të mikpritjes – shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut – duke iu ofruar një kafe disa miqve të mirë që kishin ardhur në Tiranë nga Italia. Folëm për shumë gjëra në një atmosferë të bukur miqësore dhe, sigurisht, edhe për marrëveshjen dhe historinë e imigracionit klandestin nga Shqipëria drejt Italisë, të cilit qeveria D’Alema arriti t’i jepte fund me një logjikë dhe largpamësi strategjike. Kurrë, ama, nuk e kisha menduar që do të përfundoja edhe njëherë në batakun e luftës politike italiane, duke më cituar me fjalë që nuk i kam thënë kurrë, të llojit “do jetë një dështim” ose “do duhej D’Alema” nën titullin “Rama heq dorë nga Meloni”,  ku nuk e gjej aspak veten.

Poll