POLITIKË /

“Pronarët e Jet Bank me kompani në Durana”, Këlliçi për izraelitët “misteriozë”: Të hetohet si e morën licensën

Shkruar nga Versus

“Pronarët e Jet Bank me kompani në Durana”,

Misteri që rrethon bankën e parë digjitale në Shqipëri "Jet Bank", është bërë temë diskutimi edhe në Kuvend. Së fundmi, deputeti i PD, Belind Këlliçi deklaroi në foltore se pronarët izraelitë të kësaj banke janë regjistruar edhe në aferën e parkut "Durana", ku përfitojnë nga lehtësirat fiskale duke mos paguar asnjë taksë. 

Sipas Këlliçit, në aferën "Durana", kjo bankë digjitale është regjistruar me emrin "Jet Tech", ndërsa ngriti dyshime sesi Banka e Shqipërisë la licensuar si bankë kompani me seli në vende offshore dhe me pronarë që nuk kanë eksperiencë bankare. 

“Sigurisht ata që janë regjistruar pranë këtij parku teknologjik si kompania JET TECH, tashmë jo vetëm që do të përfitojnë lehtësira fiskale me 0 taksa, por edhe po liçensohen për të hapur banka ONLINE pa sportele fizike.

Siç ju informova dhe në seancën e kaluar i jam drejtuar me një kërkesë të re për informacion Bankës Qëndrore ku kërkoj të dhëna sesi sot kemi të liçensuar një bankë të re me pronarë kompani të regjistruara në vende Offshore.

Por rasti në fjalë është edhe më i rëndë pasi pronarët fundorë nuk kanë lidhje aspak me eksperiencën Bankare, siç e kërkon dhe rregullorja e liçensimit e bankës tonë qëndore, e cila në rastin e JET BANK është shkelur me të dyja këmbët”, tha Këlliçi.

Më herët edhe Versus.al ka kërkuar informacion nga Banka e Shqipërisë mbi kriteret që duhej të kishtecplotësuar Jet Bank, mirëpo përgjigjiet ishin krejt të përgjithshme dhe jo të bazuara në thelbin e pyetjeve të drejtuara. Versus.al

Poll