POLITIKË /

Protesta e opozitës, ambasada gjermane: Përfaqësuesit e partive të distancohen nga dhuna

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasada thekson se protestat janë një e drejtë themelore në çdo shoqëri demokratike, por dhuna kundër personave apo pronës është e papranueshme.

Shkruar nga Versus

Protesta e opozitës, ambasada gjermane: Përfaqësuesit e partive

Ambasada e Gjermanisë në Shqipëri ka reaguar lidhur me protestën e opozitës që u zhvillua një ditë më parë, duke dënuar fuqishëm çdo akt dhune.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasada thekson se protestat janë një e drejtë themelore në çdo shoqëri demokratike, por dhuna kundër personave apo pronës është e papranueshme.

“Protestat politike dhe e drejta për të demonstruar janë të drejta themelore në çdo shoqëri demokratike. Por ato nuk mund të përligjin asnjëherë dhunën ndaj personave apo objekteve,” theksohet në deklaratën e saj.

Ambasada Gjermane gjithashtu inkurajon partitë politike përgjegjëse që të distancohen në mënyrë të qartë dhe të paekuivoke nga çdo akt dhune gjatë demonstratave.

Ky reagim vjen pas përshkallëzimit të tensioneve gjatë protestës, ku janë regjistruar përplasje me policinë dhe dëmtime të institucioneve dhe pronave.

Reagimi i Ambasadës Gjermane:

Ambasada Gjermane dënon dhunën e papranueshme në kuadër të demonstratave të djeshme.

Protestat politike dhe e drejta për të demonstruar janë të drejta themelore në çdo shoqëri demokratike.

Por ato nuk mund të përligjin asnjëherë dhunën ndaj personave apo objekteve.

Ne kërkojmë prej përfaqësuesve të partive politike përgjegjëse të distancohen në mënyrë të paekuivoke nga dhuna./Versus.al

Poll