POLITIKË /

Protesta para Kryeministrisë, “Shqipëria Bëhet” bën thirrje për dorëheqjen e Ramës

Kreu Adriatik Lapaj dhe aktivistët kanë vendosur një podium të vogël në mes të zonës, duke mbajtur fjalime për të kërkuar largimin e Edi Ramës.

Shkruar nga Versus
Protesta para Kryeministrisë, “Shqipëria Bëhet”
Pamje nga protesta

Lëvizja “Shqipëria Bëhet” ka zhvilluar sot protestën e planifikuar para Kryeministrisë në Bulevard, ku qindra qytetarë janë mblidhur për të shprehur pakënaqësitë e tyre ndaj qeverisë.

Kreu Adriatik Lapaj dhe aktivistët kanë vendosur një podium të vogël në mes të zonës, duke mbajtur fjalime për të kërkuar largimin e Edi Ramës.

Protesta nisi me thirrje si “Dorëheqje” dhe vazhdon pa incidente, me pjesëmarrës që theksojnë nevojën për ndryshim politik.

Ndërsa kryetari i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, në fjalën e tij para protestuesve në sheshin para kryeministrisë,  bëri thirrje që qëndresa e qytetarëve dhe aktivistëve që iu bashkua kësaj lëvizje në 5 javë, të vazhdojë deri në largimin e Ramës nga pushteti./Versus.al

Poll