POLITIKË /

PS dhe PD bashkuan votat në KAS, Berisha me dy standarde: Kallëzimet bëhen nga partia jo nga kandidatët

Ish kryeminstri Sali Berisha ka dhënë një deklaratë për gazetarët lidhur me bashkimin e votave të demokratëve me socialistët në KAS duke hedhur poshtë kërkesat e 4 kandidatëve të Partisë Demokratike për ripërsëritjen e zgjedhjeve.

Shkruar nga Versus
PS dhe PD bashkuan votat në KAS, Berisha me dy standarde: Kallëzimet
Sali Berisha

Ish kryeminstri Sali Berisha ka dhënë një deklaratë për gazetarët lidhur me bashkimin e votave të demokratëve me socialistët në KAS duke hedhur poshtë kërkesat e 4 kandidatëve të Partisë Demokratike për ripërsëritjen e zgjedhjeve. Me një rezultat votimi 4 me 1, KAS vendosi se Ilir Alimehmeti, Mimoza Hajdarmataj, Lisandër Hoxha dhe Ilirjana Kuçana nuk mund të konsiderohen palë të ligjshme për të kërkuar rinumërimin e votave të tyre.

Berisha u shpreh se kallëzimet duhet të bëhen nga partia jo nga kandidatët, ndërsa tha se demokratët kanë zbatuar ligjin.

“Kandidatët tanë kanë ndjekur një rrugë të këshilluar nuk mund të them pasi përfaqësuesit tanë unë kanë bërë të qartë dhe interpretimin e thirrje sime që duhet t’i bëjnë nëpërmjet partisë. Por brenda platformës së miratuar nga PD. Pra nëse partia ka kërkuar paligjshmërinë e zgjedhjeve, më pas partia merr e paraqet kërkesat e kandidatëve një nga një.

Disa kandidatë që kanë kërkuar ankesën e tyre i kanë depozituar pranë KQZ.

Kandidatët e Tiranës u informuan sërish dje që rruga që kanë ndjekur është joligjore. Përfaqësuesit tanë në KAS kanë zbatuar ligjin nuk mund të votonin për një gjë që është hequr me ligj. Të 4 kandidatët kanë të drejtë të paraqesin ankesën pranë përfaqësuesve tanë në KQA që më pas e paraqesin në KQZ. Ishte keqkuptim nga ana e tyre.”- tha Berisha.

Por ndonëse e cilëson si keqkuptim, faktikisht ditën e djeshm kreu i PD-së u shpreh se mbështet kandidatët që kërkojnë transparencë në zgjedhje. Ndër të tjera ai u shpreh se nuk është si kryeministri Rama që pengon kandidatët të kërkojnë të drejtat e tyre.

“Ne nuk e bllokojmë askënd që të kërkojë transparencë"- tha dje Berisha. 

Në një reagim të menjëhershëm për mediat, Ilir Alimehmeti kritikoi ashpër vendimin, duke e cilësuar si një “artificë të pakuptimtë ligjore” që anashkalon thelbin e kërkesës së tyre.

“De facto, nuk u morën me përmbajtjen, por me një formë teknike. Ne paraqitëm prova konkrete për parregullsi, përfshirë mospërputhje mes procesverbaleve dhe videove të numërimit,” u shpreh ai. Versus.al

Poll