POLITIKË /

PS mbledh sot Asamblenë e Tiranës, çfarë pritet të ndodhë

Asambelja e PS-së në Tiranë mblidhet sot në orën 17:30 për të prezantuar 3 bashkëdrejtuesit Erion Veliaj, Ogerta Manastirliu dhe Elisa Spiropalin, ndërsa i pranishëm pritet të jetë edhe kreu i PS-së Edi Rama.

Shkruar nga Versus

PS mbledh sot Asamblenë e Tiranës, çfarë pritet të

Asambelja e PS-së në Tiranë mblidhet sot në orën 17:30 për të prezantuar 3 bashkëdrejtuesit Erion Veliaj, Ogerta Manastirliu dhe Elisa Spiropalin, ndërsa i pranishëm pritet të jetë edhe kreu i PS-së Edi Rama.

Tashmë prej ditësh drejtuesit politikë të PS në qarqe kanë nisur prezantimin me strukturat  e partisë që pas zyrtarizimit të listës së drejtuesëve politikë.

Ndërkohë dje Rama i mblodhi të tijtë në Elbasan, ku grupi parlamentar u porosit të fuqizojë debatin publik e transparencën, më shumë aktivitet në rrjetet sociale, ndërsa objektiv shihet afrimi i elektoratit gri i cili është konsideruar më i rritur.

Deputetëve ju kërkohet të jenë aktivë dhe të eksperimentojnë platformat më të suksesshme të momentit, përfshirë edhe Tik-Tokun.

Fokus të madh është kërkuar t’i kushtohet votës së diasporës. Regjistrimi i emigrantëve nis në janar dhe përfundon në mars.

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: