POLITIKË /

“Qeveria nuk anulon dot titujt e pronësisë në Kadastër”, Rama replikon me banorin e Zvërnecit: Ka patur mbivendosje, zgjidhen në gjykatë

Qytetari tha se prej 2006 po bredh gjykatave ndërkohë që këtë problem duhet ta zgjidhë shtetin

Shkruar nga Versus

“Qeveria nuk anulon dot titujt e pronësisë në

Kryeministri Edi Rama po vijon takimin në Vlorë me pronarët e tokës në Zvërnec, të cilët pretendojnë se kanë tituj pronësie.

Një nga banorët i tha Ramës, se disponon çertifikatën e pronësisë por në 2006 prona e tij është mbivendosur dhe pronar sot është një person që ja ka shitur pronën kompanisë investuese të dhëndrit të presidentit Trump, Jared Kushner.

Qytetari tha se prej 2006 po bredh gjykatave ndërkohë që këtë problem duhet ta zgjidhë shtetin.

“Problemin duhet të ma zgjidhë shteti. Unë nuk dua të bredh gjyqeve. Kjo letër që kam unë është në bashki, në komunë, është në kadastër. Ti vëmë një kokë këtij muhabeti. Kam që në 2006 bredh gjyqeve, harxhoj para kot”, tha qytetari.

Ndërsa Rama iu përgjigj se kjo çështje nuk zgjidhet nga qeveria, por nga gjykata.

‘Këto zgjidhen në gjykatë, nëse s’ke një vendim gjykate. Deri atëherë për aq kohë është ai tjetri që e ka me hipotekë.

Është bërë çorbë shumë e madhe me pronën në vitet ’90 dhe më pas. Nuk mund të bllokohet veprimtaria e shtetit për një pronë derisa të gjendet fajtori”, tha Rama.

Edi Rama: Ti ke një shtëpi dhe në letra figuron e jotja dhe ndërkohë, dy vëllezërit e tu ty të kanë hedhur në gjyq se ata pretendojnë se shtëpia është e tyre.

Ata thonë babai ty të kanë bërë lanet.

Banori: Kjo ska lidhje, unë kam titull pronësie, shteti është e detyruar të ma njohë. Nëse do të zbatojë ligjin, është qeveria.

Problemin duhet të ma zgjidhë shteti. Unë nuk dua të bredh gjyqeve. Kjo letër që kam unë është në bashki, në komunë, është në kadastër. Ti vëmë një kokë këtij muhabeti. Kam që në 2006 bredh gjyqeve, harxhoj para kot.

Rama: Ti po flet pse s’ta vunë në kadastër? Më lër të shpjegohem. AMTP jote bie në një pronë të regjistruar

Banori: Jo u regjistrua në 2006, më kanë thënë është mbivendosur. Versus.al

Poll