POLITIKË /

“Qytetarët presin 15 vite”, kongresmeni amerikan: Të rishikohet Reforma në Drejtësi, 200 mijë raste stok

Shkruar nga Versus
“Qytetarët presin 15 vite”, kongresmeni amerikan: Të
Keith Self, kongresmen amerikan në SHBA

Ecuria e Reformës në Drejtësi është kthyer në çështje diskutimi edhe në SHBA. Kongresmeni republikan Keith Self ka deklaruar se pas 10 vitesh zbatimi, është momenti të rishqyrtohet nëse reforma po funksionon siç duhet duke ofruar drejtësi të paanshme për popullin shqiptar.

Ai tha se është shqetësues fakti që qytetarët duhet të presin deri në 15 vite për të marrë një vendim përfundimtar, ndërsa përmendi se numri i rasteve të prapambetura ka arritur në 200 mijë të tilla.

“Shtetet e Bashkuara kanë mbështetur prej kohësh përpjekjet për të ndërtuar një gjyqësor të pavarur dhe të jashtëzakonshëm në Shqipëri. Megjithatë, pas dhjetë vitesh zbatimi, është e përshtatshme të rishqyrtohet nëse reforma në drejtësi po funksionon siç është menduar dhe po ofron drejtësi të paanshme për popullin shqiptar. Duhet të jetë shqetësuese për të gjithë fakti që numri i rasteve të prapambetura në nivel kombëtar është zgjeruar nga afërsisht 16,000 raste në fillim të reformës në rreth 200,000 sot, duke i lënë qytetarët të presin 8 deri në 15 vjet për të marrë një vendim përfundimtar. Vonesa të tilla dëmtojnë sundimin e ligjit, besimin publik dhe procesin e rregullt ligjor”, tha Kongresmeni Self. Versus.al

Poll