
Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë sot një takim në Cërrik të Elbasanit me në fokus bujqësinë. Mësohet se në takim do të jenë edhe ministrat Petrit Malaj, Anila Denaj, kryebashkiakët si dhe fermerë e blegtorë.
Pikë kryesore e takimit do të jetë sektori i bujqësisë, arritjet dhe sfidat sesi do të financohet sektori duke iu përgjigjur zhvillimeve aktuale. Takimi do të zgjasë sot dhe nesër. Pritet gjithashtu që të rishikohen skemat kombëtare për financimin e fermerëve si dhe peshkimin.
Kjo vizitë e Ramës vjen ndërkohë që Elbasani që prej ditës së djeshme ndodhet nën pushtetin e tymit toksik të krijuar nga djegia e mbetjeve në landfillin që menaxhon mbetjet e 7 bashkive, edhe të Cërrikut. Versus.al







