POLITIKË /

Rama flet për Altin Dumanin dhe drejtësinë nga Athina: I lamë shpatën në dorë, se dikur e mbante shpatën bufi për të burgosur Nanon

Kreu i qeverisë u ndal dhe te kryeprokurori Altin Dumani, duke thënë se sot atë të gjithë e njohin falë qeverisë së tij që i dha ‘shpatën’ drejtësisë.

Shkruar nga Versus

Rama flet për Altin Dumanin dhe drejtësinë nga Athina: I

Kryeministri Edi Rama ka folur ditën e sotme nga Athina edhe për drejtësinë. Rama është ndalur në një fragment të gjatë lidhur me pushtetin gjyqësor. Kreu i qeverisë u ndal dhe te kryeprokurori Altin Dumani, duke thënë se sot atë të gjithë e njohin falë qeverisë së tij që i dha ‘shpatën’ drejtësisë.

Rama: Dhe pavarësisht se kemi rezerva dhe mund të habitemi në një moment të pushtetit tjetër për ndonjë lajthitje. Mjafton të dëgjoni bufin që thotë në 11 Maj do marr vota dhe në 12 Maj do shkrijë spakun. Sot të gjithë shqiptarët e dinë se kush është Altin Dumani. Dumani ka qenë prokuror me vite të tera, asnjë nuk e njihte. Askush nuk dinte që Altin Dumani ekzistonte. Kurrë më parë Altin Dumani nuk kishte thirrur një politikan. Ai nuk e kishte shpatën, sepse shpatën e mbajti bufi kënetës për të futur në burg Fatos Nanon. Ne sot e cmojmë punën e SPAKU-t dhe ajo punë nuk do të përmbyset, vetëm nëse e bashkojmë flamurin e Shqipërisë me atë të Europës, që nuk e prek më asnjë buf kënete.

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: