
Gjatë një fjalimi para Kryesisë së Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama u shpreh me tone të forta kundër mënyrës se si sistemi i drejtësisë po trajton deputetët e zgjedhur nga populli.
Ai kritikoi përdorimin e procesve penale dhe paraburgimeve si mjet për të arritur qëllime politike, duke theksuar se “Parlamenti nuk është treg për të shitur deputetët e zgjedhur nga populli”.
Rama shprehu shqetësimin se shumë të burgosur mund të jenë të pafajshëm dhe se po jetojnë “në kurriz të taksapaguesve”, ndërkohë që vendimet për paraburgim shpesh bazohen vetëm në procesverbale apo incizime të diskutueshme.
Ai paralajmëroi se Kuvendi nuk duhet të bëhet bashkëpunues në krijimin e një shteti ku qytetarët dhe deputetët mbahen të paraburgosur pa prova të forta, duke kërkuar që provat të jenë të qarta dhe bindëse para çdo vendimi penal.
Kryeministri përfundoi mesazhin e tij duke theksuar rëndësinë e respektimit të dinjitetit të parlamentit dhe të procesit të drejtësisë së pavarur, duke kundërshtuar çdo përpjekje për të përdorur ligjin në mënyrë selektive apo politike.
“Më shumë të burgosur pas gjyqe të cilët hanë e pinë me paratë e taksapaguesve ndërkohë që mund të jenë atje komplet të pafajshëm. Jetojnë në kurriz të të tjerëve, sesa të burgosur me gjyq. Hajde ta fusim se na ka ardhur një muhabet. Ku jemi këtu? Çfarë është një njeri i zgjedhur nga populli, kokë për tu marrë si trofe në pjatën e pazarit dhe për tu shëtitur në Pazar në emër të drejtësisë dhe luftës kundër korrupsionit pasi është zhgaravitur? Ra grup i strukturuar kriminal për Ilir Beqajn, Për Ilir Beqaj, s’kam folur ndonjëherë për të për të respektuar vijën e kuqe. Po tani që ka një vendim pasi u ngrit e ul si grup i strukturuar kriminal, tani s’paska pasur një grup të strukturuar. Këtu prokurori kërkon e gjykatësi vrapon. Në emrin tonë jo. Me votën tonë, jo. Herë tjetër kur të vijë në kuvend jo imunitetin, nuk ka imunitet në Shqipëri ndaj hetimit, ndaj përgjimit, ndaj procesit penal për askënd nga ne që jemi këtu. Ne të ngremë dorën për të çuar në burg një deputet me këto argumente, çfarë jemi ne, bashkautor në krijimin e popullit të të paraburgosur në Shqipëri. Kur të vijnë herën tjetër, duhet të vijnë të armatosur me prova, si erdhën në 2 rastet e mëparshme. Ti vish kuvendit me një procesverbal e incizim qesharak me një grua e dy gra? Duke na vënë në pozitë absurde që i kemi dhënë shpirtin betejën reformës në drejtësi, u kemi vënë në dispozicion dhe lëkurën drejtësisë së pavarur. Bëni c’keni për të bërë. Dinjiteti i parlamentit nuk ka dalë në pazarin e gjësë së gjallë”, tha Rama./Versus.al


