POLITIKË /

Rama mbledh qeverinë në periferi të Tiranës, zbardhet qëllimi i takimit informal

Pritet të ketë edhe një bilanc të objektivave që Rama u ka caktuar ministrave në mbledhjet e mëparshme.

Shkruar nga Versus

Rama mbledh qeverinë në periferi të Tiranës, zbardhet

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur ditën e sotme kabinetin qeveritar në periferi të Tiranës ku po zhvillohet një takim me dyer të mbyllura për mediat.

Mbledhja është e përqendruar në analizën e performancës së ministrive përkatëse. Të gjithë ministrat do të raportojnë ecurinë e punës në sektorë përkatës dhe për realizimin e detyrave të ngarkuara më herët nga Rama.

Kjo është e disata mbledhje që kreu i qeverisë zhvillon së fundmi me anëtarë të qeverisë të cilëve u ka kërkuar efektivitet më të madh në veprimtarinë e ministrive ndërkohë që disa prej ministrave janë angazhuar edhe në mbarëvajtjen dhe mirëmenaxhimin e bashkisë më të madhe të vendit, Tiranës. Versus.al

Poll