POLITIKË /

Rama me gratë e Kamzës: Dikur fortesë burrash e zhytyr në llum, sot i thua pa patur frikë qytet

Kryesocialisti Rama tha se Kamza është shembulli më i mirë për të treguar se ku duhet të shkojë vota, me ndryshimet që ka pësuar nën drejtimin e kryebashkiakut socialist Rakip Suli.

Shkruar nga Versus

Rama me gratë e Kamzës: Dikur fortesë burrash e zhytyr në

Kreu i qeverisë, njëherësh dhe i Partisë Socialiste, Edi Rama, pasditen e së dielës zhvilloi një takim elektoral me gratë dhe vajzat e Kamzës.

Kryesocialisti Rama tha se Kamza është shembulli më i mirë për të treguar se ku duhet të shkojë vota, me ndryshimet që ka pësuar nën drejtimin e kryebashkiakut socialist Rakip Suli.

Ndaj, ai bëri thirrje, që më 11 maj, vota të shkojë për të ardhmen, për integrimin në BE, për Partinë Socialiste.

Rama: Kjo bashki ishte fortesa e burrave, e zhytyr në llum dhe në këtë vijë ku sot është një bulevard i mbushur me gra dhe vajza dhe deri dje ishte një kanal, ku baballarët mbanin në krah fëmijët për t’i çuar në shkollë. Kamza ka ndryshuar shumë dhe mjafton të shikosh si ka ndryshuar bashkia, administrata, falë një burri që e ka kuptuar që në krye të herës, Rakip Suli. Sot ne jemi këtu në një qytet që mund t’i thuhet qytet pa pasur frikë se dukesh qesharak. Si mund t’i thoshe Kamzës qytet, atëherë kur i vinte turp njerëzve të thoshin “Jam nga Bathorja”. Sot kjo është një e shkuar sepse me guxim Kamza zgjodhi rrugën e të ardhmes dhe parafytyrojeni pak sikur ta kishte zgjedhur këtë rrugë në 2011 se ku do ishte sot. Kamza është vendi ku kush nuk e kupton akoma sa e rëndësishme është vota, mjafton të shikojë votën. Kur vota shkon për të ardhmen dhe kur vota shkon për të shkuarën.

Me synimin për të anëtarësuar Shqipërinë në Bashkimin Evropian në vitin 2030, kreu i qeverisë Edi Rama, bëri thirrje nga Kamza që më 11 maj vota të shkojë për PS-në.

Gjatë një takimi me gratë dhe vajzat, Rama tha se duhet të bëjnë çmos që të shpëtojnë nga kthetrat e bufit të kënetës, duke iu referuar kreut të PD-së, Sali Berisha dhe të zgjedhin rrugën drejt së ardhmes.

Rama: Bëni çmos të shpëtoni nga kthetrat e bufit të kënetës dhe atyre moçaleve të tjera. Janë dhe ca shitësa qilimash që vijnë vërdallë. “Voto për mua se do të të hip në qilim të fluturosh”, thonë.  E kanë provuar një herë qilimin fluturues të kënetës shqiptarët. Nuk ka më kohë për këto. Duhet të fokusohemi që të mbyllim negociatat në 2027 dhe në 2030 Shqipëria të jetë zonjë në sallonin kryesor të familjes evropiane. Na duhet ky mesazh shumë i fortë. Më 11 maj ne votojmë, më 16 maj vjen këtu e gjithë Evropa. Zbresin të gjithë udhëheqësit e kontinetit, jo vetëm të BE-së.

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: