
Kryeministri Edi Rama ka ndarë nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, pamjet nga momentet në takimin që pati dje me emgirantët shqiptarë në Milano të Italisë.
Mbi videon e publikuar në facebook, Rama shkruan se kjo pamjet janë shëmbëlltyrë të një kohe të re që ka ardhur në Shqipëri.
“Mirëmëngjesi dhe me këtë videokartolinë nga dallga kuqezi e shqiptarëve të Italisë, shëmbëlltyrë e kohës së re që ka ardhur për Shqipërinë e për shqiptarinë, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan kreu i qeverisë.







