Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka incizuar një audiomesazh i cili u publikua në rrjetet e tij sociale në kuadër të përkujtimit të 1 vjetorit të konventës së PL.
Teksa edhe dy javë nga ndajnë nga 11 maji, Meta u shpreh i bindur për fitoren e opozitës, duke thënë se sjelljet e Ramës me fyerje gjatë takimeve elektorale, janë shenjë e panikut që e ka kapur.
“Edhe 2 javë drejt ditës historike të ndarjes me Narkoregjimin e instaluar nga kukulla e Sorosit, që në dëshpërim të thellë nga disfata që e pret, sillet në mënyrë të papërgjegjshme, duke keqpërdorur fëmijët dhe duke i ftuar ata të shohin lakuriqësinë e tij. Që grumbullon me detyrim gratë e punësuara në Administratë, për t’u ofenduar burrat e tyre dhe për të përçarë familjet shqiptare.
Që si katil i vërtetë, fyen të gjithë ata prindër e fëmijë, që ndeshen me heroizëm çdo ditë, me pasojat e autizmit dhe këtë e bën vetëm nga paniku i humbjes së pashmangshme të pushtetit të vjedhur me banda, me lekë krimi dhe inceneratorësh që nuk ekzistojnë”- u shpreh Meta.
Ndërkohë që u bëri thirrje të gjithë anëtarëve të Partisë së Lirisë të angazhohen për t’u shpjetuar qytetarëve programin e koalicionit “PD për Shqipërinë Madhështore”, Meta shprehu bindjen për fitore në çdo qark.
“Dhe jam akoma më i sigurt se rezultati im do jetë një kontribut madhor për këtë fitore, në Tiranë së pari, e kudo në çdo Qark. Në 11 Maj, ndahemi përgjithmonë me Shqipërinë eksperimentale të kukullave të Sorosit dhe përqafojmë Shqipërinë Madhështore që realizon në këtë vend të bekuar ëndrrat e fëmijëve të saj”- përfundoi ai në audiomesazhin e incizuar nga qelia e paraburgimit. Versus.al








