POLITIKË /

Rama takohet në kryeministri me ambasadorin e SHBA në NATO: Folëm për samitin që mbahet vitin e ardhshëm

Tema kryesore e takimit ka qenë samiti i NATO-s që mbahet në Tiranë vitin e ardhshëm.

Shkruar nga Versus
Rama takohet në kryeministri me ambasadorin e SHBA në NATO: Folëm
Rama dhe Whitaker

Pas Serbisë e Kosovës, ambasadori i SHBA në NATO, Matthew Whitaker mbërriti edhe në Tiranë ku u takua me kryeministrin Edi Rama në godinën e qeverisë.

Rama tha se gjatë takimit u fol lidhur me partnerin strategjik mes Shqipërisë e SHBA dhe për samitin e NATO-s që mbahet vitin e ardhshëm në Tiranë.

“Në Kryeministri, me Ambasadorin e SHBA në NATO, Matthew Whitaker, folëm për lidhjen e ngushtë mes vendeve tona, partneritetin strategjik mes shteteve tona, marrëdhëniet tona të shkëlqyera diplomatike e ushtarake, forcimi i të cilave është prioritet i përbashkët, si edhe për Samitin e NATO-s vitin e ardhshëm në Tiranë, ku Shqipëria do të bëhet pikëtakimi i aleancës më të madhe ushtarake të botës”- shkruan Rama. Versus.al

Poll