
Kyeministri Edi Rama gjatë një vizite në Korçë për festimin e 35-vjetorit të themelimit të PS, u ndal dhe në një fabrikë të prodhimit të oxhaqeve-dizajn në Korçë.
Gjithashtu Rama vizitoi edhe fermën e dijes dhe agro-turizmit të mollëve në fshatin Qatrom.
Sipas kreut të qeverisë në fabrikën e prodhimit të oxhaqeve dizajn përdoret teknologji bashkëkohore dhe janë të punësuar me dhjetëra të rinj e banorë të zonës, që marrin paga në nivele të kënaqshme, ndërsa mbi 100 modele ekologjike të vatrave të zjarrit, shkojnë për eksport në 30 shtete të botës.
“Në superfabrikën e prodhimit të oxhaqeve dizajn, një sipërmarrje me teknologji bashkëkohore e Arben Xegas, ku realizohen mbi 100 modele ekologjike të vatrave të zjarrit, të cilat shkojnë përgjithësisht për eksport në 30 shtete të botës, dhe ku janë të punësuar dhjetëra të rinj e banorë të zonës, që marrin paga në nivele të kënaqshme”, shprehet Rama.
Në këtë sipërmarrje janë të punësuar dhjetëra të rinj dhe banorë të zonës, me paga mesatare që variojnë rreth 700 mijë lekë të vjetra. Versus.al

