POLITIKË /

Rama zgjodhi Ogerta Manastirliun për Bashkinë e Tiranës, rikthehet në Kuvend Blerina Gjylameti

Në vendin e saj në Parlament, nga lista e Partisë Socialiste rikthehet Blerina Gjylameti, e cila mbeti jashtë Kuvendit pas një gare të ngushtë votash me Olta Xhaçkën.

Shkruar nga Versus

Rama zgjodhi Ogerta Manastirliun për Bashkinë e Tiranës,

Vendimi i kryeministrit Edi Rama për të propozuar Ogerta Manastirliun si kandidate të Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës, pas largimit të Erion Veliajt nga detyra, ka sjellë lëvizje edhe në Kuvend.

Me këtë hap, Manastirliu duhet të dorëzojë mandatin e deputetes të fituar në zgjedhjet e 11 majit, për t’u fokusuar në garën për drejtimin e kryeqytetit.

Në vendin e saj në Parlament, nga lista e Partisë Socialiste rikthehet Blerina Gjylameti, e cila mbeti jashtë Kuvendit pas një gare të ngushtë votash me Olta Xhaçkën.

Ky zhvillim i jep Gjylametit një mandat të ri parlamentar, ndërkohë që Partia Socialiste përgatitet për betejën zgjedhore në Tiranë me Ogerta Manastirliun si kandidate për kryebashkiake.

Poll