POLITIKË /

Reforma Territoriale dhe Zgjedhore, zbulohet sesi do funksionojnë komisionet e posaçme

Shkruar nga Versus

Reforma Territoriale dhe Zgjedhore, zbulohet sesi do funksionojnë

Socialistët do u rikthehen dy reformave të vjetra Zgjedhores dhe Territoriales në nisjen e legjislaturës së re. Komisioni i posaçëm për Reformën Zgjedhore do të drejtohet nga 2 bashkëkryetarë, njëri nga PS dhe tjetri nga PD.

Parashikohet edhe ngritja e një grupi ekspertësh teknikë që do të ndihmojnë për punën e komisionit. Grupi do të përbëhet nga 17 anëtarë, prej të cilëve 9 do të jenë përfaqësues të grupit parlamentar të PS dhe 8 nga grupet e tjera parlamentare.

Ndërsa për komisionin e posaçëm te reformës territorial, do të ketë po ashtu 17 anëtarë prej të cilëve 9 do jenë përfaqësues të PS, 6 të PD, 1 i Aleancës për Ndryshim dhe 1 i grupit parlamentar të Partisë së Lirisë. Versus.al

Poll