POLITIKË /

Rriten pagat në bashkinë e Tiranës, ja sa do të paguhet një specialist! Përfitojnë edhe edukatoret

Vendimi është marrë në kuadër të unifikimit të rritjes së pagave të punonjësve në administratën qendrore.

Shkruar nga Versus

Rriten pagat në bashkinë e Tiranës, ja sa do të paguhet

Një vendim i marrë së fundmi nga këshilli bashkiak i Tiranës, ndryshon pagat e nënpunësve civilë duke i unifikuar me ato të administratës qendrore. Me ndryshimet që hyjnë në fuqi, specialistëve në bashkinë e Tiranës u rritet paga me 10 mijë lekë të reja.

“Duke futur në atë pjesën e rritjes së pagave përfitojnë mbi 5 mijë punonjës nga 10-23% në ndryshimin e pagave. Specialistët e bashksië Tiranë përfitojnë një rritje pagash prej 10 mijë lek të rinj që do të thotë 100 mijë lek të vjetër. Unë i refereohem një page neto të një specialisti që sapo fillon punë në bashkinë Tiranë, ku ishte 71 mijë lekë të reja dhe kalon në 81 mijë lekë të reja.”-tha për TCH Andi Seferi, Nënkryetar i bashkisë së Tiranës.

Ndërkohë, punonjës të kategorive të tjera në bashkinë e kryeqytetit, do të marrin një shtesë prej 4 mijë lekësh në muaj duke u kualifikuar si vështirësi pune.

“Ndërsa një kategori qe përfiton janë dhe të gjithë ata që ofrojnë shërbim si shofera, personel ndihmës, asistente, që përfitojnë një shtim prej 4 mijë lek të rinj si rezultat i kushteve të punës. Bëjnë pjesë edhe policët bashkiak me këtë rritje page të klasifikuar si vështirësi pune.”- shtoi Seferi.

Edhe për ndërlidhësit me komunitetin të cilët kryejnë funksione emergjente, do të ketë rritje të shpërblimit në punë.

“Nga ana tjetër kanë përfituar rritje page si rritje kompensimi pjesa e të gjithë ndërlidhësve komunitar që janë pjesë e njësive administrative të qytetit të zonave urbane si dhe 144 kryepleq të njësive administrative ruale kjo për të vlerësuar punën e tyre.”- theksoi nënkryetari.

Gjithashtu përfitojnë rritje page edukatoret e çerdheve, duke e barazuar pagën e tyre me atë të edukatoreve në kopshte. Paga bazë e edukatoreve në çerdheve u bë nga 53 mijë lek në 56 mijë lekë. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: