POLITIKË /

"Rroga mesatare 1200 euro", Berisha premton rritje pagash nëse bëhet kryeministër

Ish-kryeministri tha se hapi i parë do jetë caktimi i minimumit jetik prej 200 eurosh.

Shkruar nga Versus

"Rroga mesatare 1200 euro", Berisha premton rritje pagash nëse

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar sot një takim me pensionistët në Elbasan të cilëve u ka premtuar se nëse vjen në pushtet, do të rrisë pensionet mujore.

Ndër premtimet që dha Berisha mes të tjerave, ishte edhe pagë minimale 500 euro dhe pagë mesatare 1200 euro. Sipas tij

“Ky regjim në raport me qytetarin është një shfrytëzues i egër. Po si mund të pranosh një gjë të tillë si kryeministër, kur e di se mbledh gjithsej 8 milionë, se i ke ulur vetë taksat, dhe tani shkon e investon për to? Kjo nuk bëhet kurrë. Kjo është njëlloj si Hoxha që ndërtonte bunkere dhe shtrini qafën juve, thoshte.

Pra, kjo politikë merr fund. Ne do vendosim rrogën minimale 500 euro si fillim, rrogën mesatare 1200 euro. Nuk mundet kurrë që pensionisti të paguajë energjinë elektrike me të njëjtin çmim që paguan rrogëmesmi dhe rrogëlarti. Sot çdo pensionist paguan energjinë njësoj si ata që marrin 7 mijë euro në shtet. Nuk ka mundësi kurrë. Ne do bëjmë përshkallëzim, proporcionim të plotë të energjisë, të ujit dhe shërbimeve”- u shpreh ish-kryeministri. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: