POLITIKË /

“Sallat ishin zjarr”, Berisha për takimet me diasporën në Itali e Greqi: Më thanë se s’ishin parë kurrë tubime të tilla

Shkruar nga Versus

“Sallat ishin zjarr”, Berisha për takimet me diasporën

Kryetari i Partisë Demokratike përshkroi me nota superlative takimet që pati me diasporën shqiptare në Itali dhe Greqi gjatë ditëve të fundit.

Ai tha se diaspora ka shfaqur qartë qëndrimin kundër qeverisjes së Ramës, ndërsa për takimin në Parma të Italisë ku edhe u përlot gjatë fjalës që mbajti, kryedemokrati u shpreh se miq të tij i kishin thënë se takime të tilla në Itali nuk ishin parë ndonjëherë.

“Një ndërveprim i shkëlqyer në këto takime. Ju nuk mund të imagjinoni. Unë e kuptoj që ju i keni ndjekur në TV, por problemi është se televizori e ka ekranin akull, por sallat ishin zjarr në këto takime. Dhe ajo frymë, ajo po vjen me shpejtësi në Shqipëri. Është shumë, shumë interesante.

Salla në Athinë buçiste nga të gjitha anët: O Edvin, o i tillë, o i atillë, diaspora nuk të do... I dëgjuat besoj. Pra, faktikisht diaspora i ka vu kufirin tek thana. Ndaj dhe e quajta udhëtim në fitore. Mahnitës!

Kam mirënjohjen më të pakufishme për të gjithë organizatorët e atij takimi aq madhështor dhe aq entuziast në Parma, sa që nuk e ekzagjeroj po të them, por miqtë e mi më thanë se Italia nuk e ka parë ndonjëherë. Italia ka parë shumë, unë nuk kam regjistrin e mitingjeve të tyre, po ai qe nga mitingjet më entuziaste”- tha Berisha.

Njëjtë u shpreh edhe për takimin me shqiptarët në Athinë, duke thënë se as në kryeqytetin grek nuk ishin parë ndonjëherë tubime me aq shumë entuziazëm.

“Kam mirënjohjen më të pakufishme ndaj degës së PD, PBDNJ dhe të gjithë atyre që u morën me organizimin e atij takimi të paparë në Athinë. Ajo sallë e madhe e stërmbushur nuk kishte njohur kurrë një entuziazëm të atillë. Kurrë!

Ishte emocionuese shumë kur mendoje që Athina, qyteti i lavdisë së përjetshme, është sot qyteti që ka mikpritur më shumë shqiptarë se çdo qytet tjetër jashtë Shqipërie. Dëshmi e një hapjeje, e një mikpritje, e një vlerësimi”- deklaroi ish-kryeministri. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: