
Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka nëpërmjet një shkrimi në rrjetin e saj social ka shprehur zemërimin ndaj lidershipit të PD duke u kujtuar luftën e brendshme dhe përjashtimet brenda partisë.
Açka shkruan se pavarësisht se i përjashtuan, Berisha dhe të tjerët në fund po dalin në fjalët e kundërshtarëve të tyre brenda partisë.
Postimi i Açkës:
Të paktën po vini, prapë vjedhurazi, te fjalët tona!
Nuk do t’ju mjaftojë kjo jetë, as ajo tjetra për ndjesën ndaj nesh:
- Që na penguat
- Që na luftuat
- Që na përjashtuat!
Nuk keni as dukë, as oratori, as besnikëri, as moral, as fuqi mentale, as ide politike. Hilera po.
Ju i dhatë Edi Ramës 83 mandate më 27 korrik 2024, që t’jua kujtoj, është ajo dita që votuat të përjashtoni një shkrimtare!
Çeta Përr-Përr. Versus.al

