
Partia Demokratike, ka kërkuar 6 orë debat në seancën e jashtëzakonshme që është caktuar të mbahet sot në orën 17:00 për ndryshimet në kryesinë e Kuvendit dhe të kabinetit qeveritar.
Gjatë seancës do të votohet me votim të fshehtë për kryeparlamentaren e propozuar nga PS, Elisa Spiropali e cila do të zëvendësojë Lindita Nikollën pasi kjo e fundit dha dorëheqjen për shkaqe shëndetësore.
Në një deklaratë për mediat PD ka kërkuar që seanca të zhvillohet me debat për qeverinë e re, me argmentin se “përbërja e këshillit të ministrave nuk duhet të jetë vetëm në dorën e Ramës dhe Kuvendi të ketë vetëm rol formal”. Deklarata e PD vjen pasi presidenti Begaj dekretoi shkarkimet dhe emërimet e reja të proozuara nga Rama në kabinetin qeveritar. Versus.al








