POLITIKË /

Seancë plenare në Kuvend, deputetët mblidhen për ratifikimin e disa projektligjeve (Rendi i ditës)

Shkruar nga Versus

Seancë plenare në Kuvend, deputetët mblidhen për ratifikimin

Sot Kuvendi mblidhet në seancë plenare për të miratuar një sërë projektligjesh që janë në rend dite, mes të cilëve edhe ato për klasifikimin e pagave të personelit pranë KQZ, ndryshime në ligjin e sportit dhe ratifikimin e marrëveshjes së huasë mes Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Zhvillim.

Pritet që gjatë seancës të ketë debate e përplasje duke qenë se opozita vijon me pretendimin se më 11 maj nuk pati zgjedhje, por ‘farsë elektorale’, ndërkohë që kryedemokrati Sali Berisha vazhdimisht ka publikuar video në të cilat pretendon se shfaqen shkeljet e bëra nga komisionerët e PS në ditën e zgjedhjeve.

Edhe në seancën e 16 qershorit, pati përplasje mes kryeparlamentares Elisa Spiropali dhe kreut të grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi i cili e akuzoi Spiropalin se nuk kishte qenë në samitin “Evropa Juglindore-Ukrainë”, por në Greqi. Pas diskutimeve dhe ratifikimeve të projektligjeve rendi i ditës mbyllet me diskutime jashtë temës. Versus.al

Seancë plenare në Kuvend, deputetët mblidhen për ratifikimin

Poll