POLITIKË /

Sezoni i ri/ Kuvendi shton dhe 4 komisione të përhershme parlamentare, përfshi edhe “Anti-Korrupsionin” e Xhafajt

Komisioni Xhafaj do të jetë i përhershëm, ndërsa komisioni për reformën, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në BE do të rikthehet si i përhershëm me pjesëmarrjen e opozitës dhe mazhorancës.

Shkruar nga Versus

Sezoni i ri/ Kuvendi shton dhe 4 komisione të përhershme parlamentare,

Pak ditë para hapjes së Parlamentit të ri, ende nuk ka informacion zyrtar për kabinetin që do të qeverisë vendin për katër vitet e ardhshme.

Sot në Kryeministri u panë ministrja e Sipërmarrjes Delina Ibrahimaj, ish-ministri i Financave Ervin Mete, ministri aktual i Financave Petrit Malaj, zv.kryeministrja Belinda Balluku dhe biznesmeni kosovar Begjet Pacolli.

Pas tyre, u larguan edhe disa ministra të tjerë, ndërsa detaje nga takimet me dyer të mbyllura nuk u bëjnë të ditura.

Në fokus duket të jetë përgatitja e Asamblesë së Partisë Socialiste, forumi kryesor politik i PS-së për këtë periudhë.

Ndërkohë, kanë ndodhur zhvillime edhe për strukturën e Komisioneve Parlamentare.

Kryeministri Rama ka diskutuar me kryeparlamentaren Elisa Spiropali, kryetarin e grupit socialist Niko Peleshi dhe ministrin e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla. U vendos që Kuvendi i ri të ketë 11 komisione:

Komisioni aktual i Veprimtarisë Prodhuese do të ndahet në tre: Bujqësia, Energjia dhe Infrastrukturë-Mjedis-Digjitalizim.

7 komisione do të drejtohen nga PS, 4 nga PD.

Komisioni Xhafaj do të jetë i përhershëm, ndërsa komisioni për reformën, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në BE do të rikthehet si i përhershëm me pjesëmarrjen e opozitës dhe mazhorancës.

Asambleja Kombëtare e PS-së pritet të mblidhet së shpejti, ku zakonisht shpallet qeveria e re.

Brenda 10 ditësh nga nisja e punimeve, kryeministri Rama do të paraqesë në Kuvend programin qeverisës dhe kabinetin për miratim me 71 vota.

Pas votimit, qeveria do të betohet para Presidentit. Deri më 20 shtator, vendi pritet të ketë Kuvendin dhe qeverinë e re, ndërsa emrat e ekzekutivit do të bëhen të ditur shumë shpejt.

Tags:

kuvend xhafaj

Poll