
Kreu i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj ka njoftuar ditën e djeshme se është takuar me përfaqësues të OSBE-ODIHR për t’i vënë në dijeni se Reforma Zgjedhore dhe marrëveshja mes dy partive të mëdha, ka si synim eleminimin e partive të reja.
Shehaj shkroi në rrjetet sociale se do të bëjë përpjekje të shumta që kjo gjë të mos realizohet duke e cilësuar si “atentat ndaj demokracisë dhe drejtësisë shqiptare”.
“Shqetësimin tonë për paktin Rama-Berisha për reformën zgjedhore, për eliminimin e alternativave të reja, ia përcollëm sot z.Rishi Datta, ekspert i zgjedhjeve pranë OSBE-së dhe ekipit të tij. Partia Mundësia do të luftojë që të ndalojmë këtë atentat ndaj demokracisë dhe drejtësisë shqiptare”- u shpreh Shehaj në rrjetet sociale. Versus.al
