POLITIKË /

Shembja e rrugëve, Rama ironizon PD-në: Edhe në Portugali ka rrëshqitje dherash, çudi që s'keni kallëzuar në SPAK

Duke e konsideruar si diçka ku nuk ka dorë qeveria, por natyra, Rama shkruan se edhe në Portugali kanë ndodhur të njëjtat fenomene natyrore.

Shkruar nga Versus

Shembja e rrugëve, Rama ironizon PD-në: Edhe në Portugali ka

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për akset rrugore të shkatërruara që kanë lënë të izoluara disa zona të vendit. Nëpërmjet një videoje të publikuar në rrjetin “X” ku tregohen pasojat nga rrëshqitjet e dherave në Portugali, Rama ironizon opozitën duke shprehur “habinë” përse PD ende nuk e ka kallëzuar në SPAK qeverinë portugeze.

“Çudi e madhe, në Portugali ka ndodhur kjo nga të njëjtat fenomene, po s’po e marr vesh se mirë opozita portugeze është në gjumë, mirë edhe ato pak tenxhere mediatike të Portugalisë janë me temperaturë të ulët e s’ka vend për gjithë këtë rrugë të re, po si ka mundësi që opozitat e këtushme nuk e kanë denoncuar akoma në SPAK këtë vepër të korrupsionit dhe si është e mundur që 700 tenxheret e flakta të mexhelisit tonë mediatik, nuk kanë thirrur gjithollogët e tyre që të jashtënxjerrin faktet e tmerrshme që fshihen nën asfaltin e këtij korrupsioni qeveritar, ku padyshim është dora e narkoshtetit shqiptar!”- shkruan Rama. Versus.al

Poll