POLITIKË /

"Protestat nuk kthejnë lumenjtë në shtrat", Rama për përmbytjet në vend: Nuk duhen kërkuar fajtorë imagjinarë

Shkruar nga Versus

"Protestat nuk kthejnë lumenjtë në shtrat", Rama

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot Komitetin e Emergjencave Civile pas situatës katastrofike në vend të krijuar nga përmbytjet pas reshjeve të dendura të shiut.

Fillimisht Rama u fokusua tek ato që i konsideroi “shpifje” nga opozita. Ai tha se pretendimet se hidrovoret nuk punojnë nuk janë të vërteta dhe se kjo gjë nuk ka lidhje me shkakun pse ka patur përmbytje. Sipas tij, e njëjta gjendje atmosferike ka prekur edhe vende të tjera dhe ka krijuar të njëjtat probleme.

“Shiu nuk ndalet me shpifje si ajo që nuk punojnë hidrovoret, lumenjtë nuk kthehen në shtrat me protesta si ato që nuk kanë lidhje fare me arsyen pse përmbyten shtëpitë e ndërtuara në territore shumë vulnerabël. Retë nuk shpërndahen me slogane si ajo “të shpallet gjendja e jashtëzakonshme”. Këto janë reagime që ushqejnë nervozizëm e çoroditje. Në një situatë si kjo nuk kërkohen fajtorë imagjinarë, por ndihmohen njerëzit realë. Njerëzit nuk kanë nevojë për shpifje e teori konspiracioni, por për solidaritet. Kjo është gjendje atmosferike e zgjatur që nuk ka prekur vetëm Shqipërinë për ato arsye që ziejnë në 700 tenxheret politike mediatike shqiptare, por ka prekur Italinë, Greqinë, Malin e Zi, Kosovën e deri lart në Kroaci. I njëjti i ftohtë, i njëjti shi, kanë krijuar të njëjtën situatë të rënduar në tërësi për njerëzit”- tha Rama mes të tjerash. Versus.al

 

Poll