POLITIKË /

Shkarkohen prefektët e Shkodrës dhe Gjirokastrës! Emërime të reja edhe në qeveri

Shkruar nga Versus

Shkarkohen prefektët e Shkodrës dhe Gjirokastrës! Emërime

Qeveria ka shkarkuar 2 prefektët e Shkodrës dhe Gjirokastrës. Ish-kandidatja e PS për bashkinë e Shkodrës, Majlinda Angoni është shkarkuar nga detyra e prefektes së Shkodrës për t'u zëvendësuar nga Holta Duda, e cila ishte mes kandidateve për deputete në zgjedhjet e 11 majit. Ndërsa Odise Kote në Gjirokastër zëvendësohet nga Albana Hasanaj. 

Gjithashtu me vendim të këshillit të ministrave janë bërë shkarkime dhe emërime të reja brenda organit, konkretisht: 

– Znj. Armela Baka emërohet zëvendësministër i Arsimit.

– Z. Endrit Hoxha, zëvendësministër i Arsimit dhe Sportit, lirohet nga kjo detyrë.

– Z. Martin Kajo emërohet zëvendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit.

– Z. Sokol Duma, zëvendësministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, lirohet nga kjo detyrë.

– Znj. Majlinda Angoni, prefekt i Qarkut të Shkodrës, lirohet nga kjo detyrë.

– Znj. Holta Duda emërohet prefekt i Qarkut të Shkodrës.

– Z. Odise Kote, prefekt i Qarkut të Gjirokastrës, lirohet nga kjo detyrë.

– Znj. Albana Hasanaj emërohet prefekt i Qarkut të Gjirokastrës.

– Lirimin e z. Ermal Nufi, anëtar i këshillit drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, përfaqësues i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, dhe emërimin e znj. Viola Haxhiademi anëtar të këshillit drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, përfaqësues i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

– Lirimin e z. Alban Mësonjësi, anëtar i këshillit drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, përfaqësues i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, dhe emërimin e z. Dritan Palnikaj anëtar të këshillit drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, përfaqësues i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Poll