POLITIKË /

Shqipëria pret dritën jeshile për në BE, Këshilli: Duhen bisedime të tjera me vendet anëtare

Shkruar nga Versus

Shqipëria pret dritën jeshile për në BE, Këshilli:

Anëtarë të Këshillit Evropian kanë konfirmuar se duhen të tjera bisedime mes vendeve anëtare sa i takon çështjes së procesit të integrimit të Shqipërisë në BE.

“Është bërë njëfarë progresi, por diskutimet janë ende në vazhdim në këtë fazë relativisht paraprake. Në çdo rast, priten edhe disa raunde të tjera diskutimesh përpara se të arrihet një marrëveshje në nivelin e COELA mbi një draft të përkohshëm të Pozicionit të Përbashkët të BE-së (EUCP)”- thuhet në përgjigjien e Këshillit për Report Tv.

Drafti i pozicionit të përbashkët rishkruhet vazhdimisht, bën me dije institucioni duke nënvizuar se ka patur ndryshime të shumta në draft.

“Drafti i përkohshëm i Pozicionit të Përbashkët të Bashkimit Evropian (siç është paraqitur nga Komisioni) sigurisht që ka pësuar ndryshime të shumta, por ky është ende një proces në zhvillim (dhe do të ketë të tjera në takimet e ardhshme), pasi diskutimet në nivelin e COELA ËP janë ende në vazhdim. Megjithatë, siç u përmend më sipër, nuk mund të zbulojmë detaje të këtyre diskutimeve, pasi kjo mund të rrezikojë seriozisht procedurat e brendshme të diskutimeve të imtësishme të grupit të punës”, thuhet më tej.

Pavarësisht se më herët Partia Demokratike ka ngritur si shqetësim ndryshimin e qëndrimit të vendeve të BE kundrejt anëtarësimit të Shqipërisë pas skandaleve të njëpasnjëshme, kryeministri Edi Rama pretendon se nuk ka patur asnjë bllokim të procesit. Versus.al

Poll