
Gjatë një vizite që zhvilloi në një fasoneri të Durrësit, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka dhënë një risi nga programi i prezantuar për qeverisjen e vendit.
Ai tha se në rrogat për qytetarët do të ketë bonuse për ata të cilët kanë fëmijë. Për fëmijën e parë shtesa në rrogë nga qeveria do jetë 70 euro ndërsa për të dytin 60 euro.
Për fëmijën e tretë, Berisha tha se nga lindja deri në moshën 23 vjeçare, qeveria do marrë përsipër çdo shpenzim.
“Do ketë bonuse për fëmijët si shtesë në rrogë. Shtesa në rrogë për fëmijën e parë nga qeveria do të jetë 70 euro, për të dytin 60 euro, për fëmijën e tretë, nga lindja gjer në moshën 23-vjeçare, qeveria do marrë përsipër çdo shpenzim. Ne do ndjekim politikën e fëmijës së tretë sepse ne u shkatërruam.
Kjo politikë e fëmijës së tretë i ka shpëtuar kombet në histori. I ka shpëtuar nga zvogëlimi i tyre i madh. Sikundër do bëjmë gjithçka që fëmijët, djemtë, vajzat, ata që janë larguar në mërgim, ata të kthehen në Shqipëri. Do bëjmë një politikë sa të mundemi nxitëse për kthimin e tyre. Pesë vjet do jenë pa asnjë taksë”- deklaroi Berisha. Versus.al








