Kryeministri Edi Rama ka publikuar një fragment nga podcast-i i tij “Flasim”, i cili do të rikthehet nesër me episod të ri.
Në promo shfaqet një bisedë mes Ramës dhe Ogerta Manastirliut, ish-ministres dhe kandidatës së Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e pjesshme më 9 nëntor. Gjatë dialogut, Rama i drejtohet Manastirliut me fjalët: “Ti do të jesh kryetarja e re e bashkisë së Tiranës”.
Nga ana tjetër, Manastirliu ndan disa detaje nga jeta e saj personale, ndërsa në fund lë të kuptohet se dikush pranë saj e ka pyetur për mënyrën se si u shpall kandidatura e saj nga Rama. Ajo thotë: “Si ka mundësi që nuk të pyeti?”, duke iu referuar momentit në Asamblenë Kombëtare të PS, ku Rama bëri të ditur se pas nisjes së procedurave për shkarkimin e kryebashkiakut në detyrë, Manastirliu do të jetë kandidatura zyrtare e socialistëve për kryeqytetin.







