POLITIKË /

"Sot, paga mesatare në sektorin publik 1 mijë euro", Rama bën takimin e fundit me shqiptarët në Greqi

Kreu i qeverisë njoftoi  se aktualisht në sektorin publik paga mesatare është 1 mijë euro, duke ndihmuar në synimin për mandatin e 4 qeverisës ndërsa iu bëri thirrje emigrantëve që të kthehen në Shqipëri, pasi tani vendi ofron më shumë mundësi.

Shkruar nga Versus

"Sot, paga mesatare në sektorin publik 1 mijë euro", Rama

Kryeministri Edi Rama ka qenë në Athinë ditën e sotme për të takuar shqiptarët në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 11 Majit. Rama tha se ky është takimi i fundit përpara zgjedhjeve.

Kreu i qeverisë njoftoi  se aktualisht në sektorin publik paga mesatare është 1 mijë euro, duke ndihmuar në synimin për mandatin e 4 qeverisës ndërsa iu bëri thirrje emigrantëve që të kthehen në Shqipëri, pasi tani vendi ofron më shumë mundësi.

“Kur ne morëm detyrën, bankat ishin zhytur në kredi të këqija, dritë e kuqe që paralajmëron një rrezik të madh, që ne shqiptarët dhe shqiptarët e Greqisë e ka përjetuar në lëkurën e vet, ku piramidat u kthyen në gropa dhe ku u varros një pjesë e madhe e pasurisë së tyre. Sot kreditë e këqija janë nën 5 përqind njësoj si vendet e tjera dhe Shqipëria nuk ka asnjë rrezik. Kur ne morëm detyrën, të ardhurat për frymë ishin 3200 euro, sot janë mbi 10 mijë euro dhe në Shqipërinë 2030 do të jetë 15 mijë euro. Paga mesatare ishte 370 euro, në sektorin publik, ku njerëzit punësohen për t’u shërbyer të tjerëve, sot me vitin 2024, të mbyllur me pagën mesatare në sektorin publik 1 mijë euro e shikojmë me optimizëm mandatin e 4. Ky është lajmi për të gjithë ju dhe ata që kanë filluar ta shohin Shqipërinë si vendin ku mund të kthehen, por ende ngurrojnë për shkak se janë të pasigurtë nëse do të gjejnë aty të paktën atë që kanë këtu, ndërkohë që them se kush ka kurajon të kthehet sot, do të gjejë aty mundësinë që nesër do të ketë më shumë se këtu. Paga mesatare asokohe ishte 320 euro, sot paga mesatare e përgjithshme midis shtetit dhe privatit është 830 euro dhe në mandatin e katërt do ta çojmë 1 mijë euro.”, u shpreh Rama.

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: