POLITIKË /

Sot zyrtarizohen 4 nënkryetarët e rinj, Belinda Balluku mbërrin në Bashkinë e Fierit me dosje në dorë

Sot pritet të zyrtarizohen katër nënkryetarët e rinj që do të punojnë ngushtë me kryetarin Armando Subashin.

Shkruar nga Versus
Sot zyrtarizohen 4 nënkryetarët e rinj, Belinda Balluku mbërrin
Belinda Balluku në bashkinë e Fierit

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, e cila njëkohësisht drejton politikisht Partinë Socialiste në Qarkun e Fierit, ka vizituar paraditen e së hënës Bashkinë e Fierit për të ndjekur procesin e emërimeve të reja në administratën lokale.

Sot pritet të zyrtarizohen katër nënkryetarët e rinj që do të punojnë ngushtë me kryetarin Armando Subashin.

Nënkryetarët e rinj janë:

Nusret Avdullai, ish-kandidat për deputet në zgjedhjet e fundit,

Erald Qirjo, aktualisht administrator i Njësisë Administrative Qendër,

Mirela Pitushi, ish-deputete e Partisë Socialiste,

Mariglen Hoxha, ish-kandidat për deputet.

Ristrukturimi i administratës së bashkisë, që nisi pas zgjedhjeve të 11 Majit, ka për qëllim forcimin e menaxhimit lokal përmes përfshirjes së figurave me eksperiencë politike dhe menaxheriale. Zyrtarizimi i emrave të rinj pritet të ndikojë në mënyrën e funksionimit të bashkisë dhe në koordinimin e punës me njësitë administrative.

Në krye të administratës është emëruar edhe Niko Neço si Sekretar i Përgjithshëm i Bashkisë së Fierit. Ai ka qenë më parë drejtor i prokurimeve dhe tani do të ketë kompetenca të zgjeruara në vendimmarrje, duke u bërë një nga figurat kyçe të ekipit drejtues.

Për pozicionin e drejtorit të Bashkisë ishte përfolur edhe ish-prefekti Lefter Shehaj, i cili refuzoi për arsye personale, duke hapur rrugën për një riformatim të plotë të ekipit drejtues.

Këto emërime “me porosi nga lart” synojnë shpërndarjen e kompetencave tek nënkryetarët dhe kufizimin e rolit të kryetarit, Armando Subashi, i cili është ish-deputet i Partisë Socialiste dhe drejton Bashkinë e Fierit që nga viti 2015, duke mbajtur mandatin e parë që më 22 Korrik 2015 dhe vazhdon të udhëheqë institucionin prej një dekade./Versus.al

Poll