Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë një konference me gazetarët ka bërë me dije se do të jetë i pranishëm në kongresin njëditor që do të mbahet në Gjermani nga CDU.
Berisha tha se është i ftuar ashtu si kryetarë të tjerë të partive anëtare të Partive Popullore. Ndërsa theksoi se do të shkojë njëherë tjetër për të takuar shqiptarët e diasporës që jetojnë në Gjermani.
“Në Gjermani jam i ftuar për të marrë pjesë si kryetar partie në kongresin elektoral të CDU. Ky kongres është njëditor ose më pak mund të jetë. Janë të ftuar kryetarë të partive anëtare të Partisë Popullore dhe unë di të shkoj të marr pjesë.
Mendova të organizoj një takim tjetër me shqiptarë, por koha nuk më premton, kështu që unë do të shkoj njëherë tjetër për të takuar emigrantët në Gjermani... ...Kam një axhendë, do filloj në disa takime të cilat do t’i njoftoj”- deklaroi kryedemokrati, duke mohuar se do të takohet me simpatizantë të PD.
Kujtojmë se SPAK i dha leje Berishës për t’u mos u paraqitur në Prokurorinë e Posaçme të hënën e 3 shkurtit pavarësisht masës “detyrim paraqitje”. Arsyetimi për këtë ka qenë ftesa që i është bërë Berishës për të marrë pjesë në kongresin e CDU. Versus.al







