POLITIKË /

SPAK nis hetimet ndaj KQZ-së, kalon në "sitë" tenderi për pajisjet e identifikimit elektronik të votuesve

Shkruar nga Versus

SPAK nis hetimet ndaj KQZ-së, kalon në "sitë" tenderi

Prokuroria e Posaçme SPAK ka nisur hetimet për tenderin e pajisjeve të identifikimit elektronik të votuesve, të organizuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, të përdorura në zgjedhjet në vendin tonë.

Kërkesa e drejtuar ndaj KQZ-së mban emrin e kreu të SPAK-it Altin Dumani dhe është firmosur më datë 16 gusht 2024

“Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për nevoja të hetimeve që po zhvillohen kërkon nga ana juaj dokumentacionin e plotë të praktikës së procedurës të prokurimit me nr."REF-83073-12-23-2020" me objekt:

"Sisteme/pajisje të teknologjisë së informacionit për identifikimin elektronik të votuesve dhe verifikim e tyre paszgjedhor" dhe të praktikës së procedurës të prokurimit me nr. "REF-89113-03-04-2021", me objekt "Sisteme/pajisje të teknologjisë së informacionit për votimin dhe numërimin e votave", thuhet në kërkesën e drejtuar nga SPAK ne KQZ.

SPAK nis hetimet ndaj KQZ-së, kalon në "sitë" tenderi

 

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: