
Kryeparlamentarja Elisa Spiropali i është përgjigjur me tone të forta ish-kryeministrit Sali Berisha, pas deklaratës së tij në Asamblenë e Partisë Popullore Europiane ku e cilësoi Shqipërinë “narkoshtet”.
Spiropali tha se Berisha në Bruksel nuk i bën opozitë vetëm qeverisë, por poshtëron vetë Shqipërinë duke shpërndarë “haluçinacione” që as armiqtë e vendit nuk guxojnë t’i thonë.
“Kur në dyert e Brukselit, partnerëve nuk u bëhet opozitë qeverisë por I bëhet opozitë Shquipërisë, në fakt poshtërohet Shqipëira, thuhen të vertetëa halucciante. Atë që s’guxojnë të thonë për Shqipërina as racistët as armiqtë e Shqupërisë, I thotë kryetari I opozitës. Ju flisni për kriminalizim. Ju flisni me gjuhën që nuk urrejnë Edi Ramën dhe qeverinë, po urreni Shqipërinë. Ju nuk pranoni që nuk pranoni humbjen dhe kshu sicc flisni ju. Shqipëria nuk është narkoshtet. Shqipëria është ajo që brenda 2027 do mbyllë negociatat.”- tha Spiropali.
Kreu i opozitës Gazment Bardhi e kundërshtoi duke përmendur portin e Durrësit dhe hetimet e antimafias italiane për trafik droge, duke akuzuar qeverinë për fshehje dhe mashtrim.
Në përplasje, Spiropali i mbylli mikrofonin Bardhit, duke treguar tensionin dhe polarizimin e fortë politik për çështjet e sigurisë dhe imazhit ndërkombëtar të Shqipërisë.
Pjesë nga diskutimi:
Bardhi: Do ta shënoj te të mirat që ke bërë në këtë jetë që na jepni fjalën Ka një dallim të madh që I dini dhe I bashkëndani dhe ju mbi Shqpërinë
Spiropali: I thatë njëherë këto, janë këngë s’janë analiza. Bëtë analizën e Vorës po s’bëtë tuajat.
Bardhi: Sapo the që po nxijmë Shqipërinë. Çfarë e dini narkoshtetin që do vi Troplini të bëhet kryeministër?
Spiropali: Ka përkufizim narkoshteti
Bardhi: Porti i Durrësit i është dhënë për trafik droge Troplinëve. Dhe tani vjen antimafia italiane dhe i zbulon dhe ju thotë të mos aktroni zonja Spiropali. Versus.al







