POLITIKË /

‘Sterilizimi’, thirren sot në për të dëshmuar biznesmeni i arrestuar, Ilir Rrapaj dhe ortaku i tij italian

Për paraqitjen e Rrapajt në komision është marrë leje nga Drejtoria e Burgjeve.

Shkruar nga Versus
‘Sterilizimi’, thirren sot në për të dëshmuar
Momenti kur Ilir Rrapaj nxirret nga furgoni i policisë dhe shoqërohet për në sallën e komisionit

Komisioni hetimor për koncesionet në Shëndetësi do të zhvillojë sot seancën e radhës ku do të vijojë pyetja e dëshmitarëve për koncesionin e Sterilizimit. Mësohet se mes dëshmitarëve që pritet të paraqiten në komision, është edhe biznesmeni i arrestuar Ilir Rrapaj së bashku me ortakun e tij italian Umbro Staccini të cilët në 2015-ën me kompaninë “SaniService” fituan koncesionin prej 100 milionë eurosh të sterilizimit.

Biznesmeni ndodhet në arrest me burg’ prej 16 gushtit 2024, ndërsa I arrestuar është edhe ish zv/ministri i Shëndetësisë Klodian Rjepaj. Ky i fundit u mor në pyetje në gusht të këtij viti para komisionit ku dha dëshminë mbi rolin e tij si zv.ministër i dikasterit.  Biznesmeni Rrapaj ndodhej me pushime në Dhërmi kur dhe i janë vënë prangat pasi kishte refuzuar të paraqitej për të dëshmuar në SPAK lidhur me procedurat e koncesionit për sterilizimin e përsonalizuar të pajisjeve kirurgjikale një përdorimshe.

Mes listës së dëshmitarëve të thirrur për t’u pyetur sot është edhe Anila Denaj, e cila asokohe ka mbajtur postin e drejtoreshës së Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm për Kujdesin Shëndetësor. Denaj mësohet se nuk ka qenë dakord me çmimet e larta të koncesionit të Sterilizimit dhe madje ka paraqitur edhe ankesë për të.

Lista e dëshmitarëve:

Ora 9.30 Ilir Rrapaj

Ora 14.00 Anila Denaj

Ora 16.00 Altin Fani

Ora 18.00 Umbro Staccini

Ora 19.00 Elisabetta Anzanello

Ora 20.00 Giorgio Tardioli 

Komisioni ka intensifikuar ritmin e punës duke qenë se për disa herë radhazi është shtyrë afati i daljes me një raport përfundimtar duke qenë se ka pasur bojkot nga ana e deputetëve të opozitës. Një prej dëshmitarëve që pritet të merren në pyetje është edhe ish-ministri Ilir Beqaj i cili ka detyrim paraqitje për hetimet që po zhvillohen lidhur me koncesionet në Shëndetësi ndërsa mbahet në burg për abuzim me fondet e agjencisë “SASPAC”. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: