POLITIKË /

Strategjia për zgjedhjet e 2025-ës, Rama nuk humbet kohë, mbledh sot Kryesinë e re të PS

Në fokus të takimit pritet të jetë organizimi për zgjedhjet parlamentare të 2025-ës.

Shkruar nga Versus

Strategjia për zgjedhjet e 2025-ës, Rama nuk humbet kohë, mbledh

Kryesia e re e Partisë Socialiste e zgjedhur ditën e djeshme në mbledhjen e Asamblesë që u mbajt në Durrës, është thirrur sot në mbledhje nga kryeministri Edi Rama.

Kryesocialisti nuk ka humbur kohë dhe ka vendosur që takimi i parë me anëtarët e rinj të kryesisë së PS të mbahet në selinë rozë në orën 18:30.

Ditën e djeshme, në mbyllje të fjalës së tij para Asamblesë së PS, Rama dha propozimet e tij për anëtarë të kryesisë së PS, por Klotilda Bushka, Delina Ibrahimi, Piro Vengu dhe Vangjel Tavo nuk kanë mundur të fitojnë.

Nga dita e djeshme, anëtarët e rinj të kryesisë së socialistëve janë: Albana Kociu, Anila Denaj, Etilda Gjonaj, Klodiana Spahiu, Lindita Nikolla, Arben Pëllumbi, Erion Brace, Eduart Shalsi, Igli Hasani dhe Toni Gogu.

Në Asamblenë e mbajtur dje, PS ndezi motorët për zgjedhjet parlamentare të 2025-ës duke zbardhur edhe emrat e ekipit të drejtuesve politikë të cilët do të synojnë sigurimin e sa më shumë votave për socialistët.

Në listën e bërë publike nga Rama pati disa ndryshime në qarqe të ndryshme të vendit ku kryesocialisti u besoi kryebashkiakëve, ndërsa në Tiranë caktoi 3 drejtues Elisa Spiropalin, Erion Veliajn dhe Ogerta Manastirliu. Nuk munguan as ironitë e kryeministrit për ekipin elektoral të PD të cilin e konsideroi si “të rraskapitur” me figura po të njëjta.

Sa i takon zgjedhjeve të 2025-ës, Rama konfirmoi dje se ai vetë dhe deputetë të cilët kishin më shumë se një mandat në Kuvend, do të konkurrojnë në listat e hapura duke u lënë mundësi qytetarëve të zgjedhin të preferuarin e tyre. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: