POLITIKË /

"Synojmë që brenda kësaj dekade të jemi në BE", Rama: Presidenca hungareze përshpejtoi procesin

Shkruar nga Versus

"Synojmë që brenda kësaj dekade të jemi në

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një konferencë të përbashkët për shtyp me ministrin e jashtëm hungarez Szijjarto dhe komisioneren për zgjerimin Marta Kos lidhur me konferencën e tretë ndërqeveritare për hapjen e negociatave me BE.

Gjatë deklaratës së tij Rama falenderoi presidencën hungareze për përparimin me ritme më të shpejta në këtë drejtim, ndërsa tha se ambicia e Shqipërisë është që të anëtarësohet në Bashkimin Europian brenda kësaj dekade.

“Për ne është e qartë, ne jemi të vetëdijshëm se Europa nuk është e bashkuar vetëm nga gjeografia, por nga vlerat, demokracia, të drejtat e njeriut dhe siguria e përbashkët. Nuk ka dyshim për ne se një Europë me Ballkanin Perëndimor, do jetë më e fortë, më e bashkuar dhe më e sigurtë. Ambicia jonë nuk është sekret, duam të sigurohemi që i kemi bërë detyrat tonë të shtëpisë dhe që negociatat të mbyllen në vitin 2027. Me shpresë, anëtarësimi ynë në BE të mbyllet brenda kësaj dekade. Është shumë ambicioze, por ne e kemi ndarë këtë së bashku jo vetëm me presidencën hungareze, por me komisionin që na ka mbështetur gjatë gjithë presidencave dhe është thelbësore për ne që duke mos harruar dhe pa nënvlerësuar parimin në bazë të meritave, dhe ky parim është shumë i rëndësishëm sepse do të na ndihmojmë të bëjmë detyrat aq mirë sa është e mundur për hatrin tonë. E kam përsëritur shpesh herë, është e rëndësishme që jemi në mes të Evropës dhe bekim që vende që kanë patur histori si e jona dhe jetojnë në kontinente të tjera dhe duan të bëhen demokraci të tregut të hapur, nuk munden dhe kanë më tepër vështirësi për t’ja arritur. Ne e kemi dhe ky kapitull i dijes”- deklaroi Rama ndër të tjera. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: