POLITIKË /

Tabaku dhe Alimehmeti refuzuan, deputeti i PD vetëofrohet si kandidat për Tiranën: Përballem me regjimin

Shkruar nga Versus

Tabaku dhe Alimehmeti refuzuan, deputeti i PD vetëofrohet si kandidat

Pasi Jorida Tabaku dhe Ilir Alimehmeti refuzuan kandidimin për bashkinë e Tiranës, deputeti demokrat Klevis Balliu është vetëofruar si kandidat për bashkinë më të madhe të vendit.

“Nuk kam marrë propozim konkret, por nëse e shohin të arsyeshme unë jam gati. Nuk ka të bëjë me Ogertën, nuk është me të përballja, por me sistemin. Përballja është me sistemin”, tha Balliu në“Neës 24”.

Sa i takon shkarkimit të Veliajt dhe votimit në këshillin bashkiak, Balliu tha se kjo ishte gjëja e duhur për t’u bërë, por theksoi se ishte e vonuar.

Më herët, Berisha është pyetur nga gazetarët mbi një emër konkret për të kandiduar përballë Ogerta Manastirliut në Tiranë, por nuk e dha një të tillë, pavarësisht se tha se PD ka shumë alternativa. Versus.al

 

Poll