POLITIKË /

Takimi i Salianjit me demokratët në Durrës reagon Gazment Bardhi

Shkruar nga Versus

Takimi i Salianjit me demokratët në Durrës reagon Gazment Bardhi

Drejtuesi grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka komentuar në Euronews Albania takimin që zhvilloi ish-deputeti Ervin Salianji me strukturat e PD në Durrës. Gazment Bardhi u shpreh se mbështet qëndrimin zyrtar të PD-së dhe të kryetarit Berisha, sipas të cilit çdo mbledhje jashtë forumeve është private.

“Nuk ka lidhje intervista ime me ato që bën Salianji. Mbështes qëndrimin zyrtar të PD-së dhe të kryetarit Berisha, që ka thënë se: (çdo mbledhje jashtë forumeve është private). PD nuk pengon askënd që të shprehë lirisht mendimin e tij apo të takohet me demokratët.

PD ka institucione që nuk i kanë kufizuar të drejtën e fjalës askujt dhe nuk kanë për të penguar askënd të shprehë lirshëm mendimin. Sikurse takime me demokratë, secili prej anëtarëve të kryesisë së PD-së dhe kolegëve bën çdo ditë zgjedhjen e tij se këto takime do t’i bëjë publike apo do të marrë realisht mendimin e demokratëve."-tha Bardhi.

Ervin Salianji, pasditen e sotme zhvilloi një takim në Durrës me strukturat e PD. Salianji hodhi akuza ndaj qeverisë së Edi Ramës ndërsa nuk i kurseu kritikat për selinë blu. Sipas tij, PD-ja ka qenë e paaftë për të bindur qytetarët që të shkojnë drejt kutive të votimit.

 

Poll