POLITIKË /

“Tani fillon dimri i madh për Edi Ramën”, Berisha: Do të ngrihemi në protesta shumë të fuqishme

Berisha tha se protestat do të kenë në thelb kërkesën për largimin e Ramës duke e konsideruar këtë të fundit si përgjegjësin kryesor për aferat korruptive në vend.

Shkruar nga Versus

“Tani fillon dimri i madh për Edi Ramën”, Berisha: Do

Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi se do të ketë protesta shumë të fuqishme me qëllim rrëzimin e Edi Ramës nga posti i kreut të qeverisë. Berisha tha se edhe për tunelin e Llogarasë, vetë Rama është përgjegjësi.

Sipas tij, qytetarët do të ngrihen për të kërkuar largimin e Ramës për të cilin tha se tanimë do të fillojë dimri i madh.

“Ju garantoj se protesta shumë të fuqishme do të organizohen. Por protestat do të organizohen për hajdutin kryesor, numrin 1 të kombit, të të gjitha kohërave. Tani qesharak nuk bëhemi ne të themi se tunelin 50 milion e keni prej kësaj. Ja ku është autori. Ne do organizojmë protesta shumë të fuqishme dhe qytetarët nuk do i ndahen hajdutit më të madh shqiptar gjersa t’i japin vendin që meriton.

Aksionet kryesore në këtë aferë i ka kreu i narkoshtetit. Shqiptarët do godasin atë vetë. po të bëhen protesta për inceneratorin, do bëhen për Edi Ramën. Fillon historia e dimrit për Edi Ramën, do ketë dimër të fortë, ne do ia bëjmë edhe më të fortë”- tha Berisha. Versus.al

Poll